E dini çka është Muhalebija, por nuk e dini si i mbeti ky emër
Muhalebija është një ëmbëlsirë tradicionale që njihet në Shqipëri, në vendet e tjera të Ballkanit dhe në viset e ish-Perandorisë Osmane.
Përbërësit kryesorë të muhalebisë janë orizi, sheqeri, mielli i orizit dhe qumështi.
Legjenda thotë se muhalebija hyri në kuzhinën arabe në fund të shekullit VII nga një kuzhinier persian, i cili i shërbeu një gjenerali arab me emrin e Al-Muhallab ibn Ebi Sufra. Ai e pëlqeu aq shumë, sa e emërtoi me emrin e tij.
Një libër gatimesh angleze i shekullit XIX tregon një recetë muhalebije (pudingu) duke e quajtur “ëmbëlsirë Ramazani”.
Ja si përgatitet: 1 litër qumësht, 6 lugë sheqer, 6 lugë miell orizi, vanilje, aromatizues lule portokalli ose uji trëndafili.
Në një tas përzijeni gradualisht miellin e orizit me pak qumësht, në mënyrë që të përftoni një brumë të lëngshëm. Në një tigan hidhni pjesën tjetër të qumështit dhe nxeheni. Kur qumështi fillon të ziejë, shtoni pjesën tjetër të miellit të orizit, duke e trazuar vazhdimisht. Vendoseni përzierjen përsëri në tigan dhe shtoni vaniljen. Trazojeni vazhdimisht derisa të ziejë. Pastaj uleni nxehtësinë dhe vazhdoni të zieni për rreth 5 minuta. Shtoni më pas sheqerin dhe përzijeni. Hidhni muhalebinë në gota individuale dhe lëreni të ftohet në frigorifer për disa orë. Përpara servirjes shtoni pluhurin e stikës. Mund të dekoroni me arra dhe lajthi të grimcuara, pluhur kanelle dhe /ose një shkop kanellë, bajame të thekur, kokosit të grirë ose çfarëdo që dëshironi./E.Q./

