E drejta pa ni forcë t’madhe nuk bje n’ven

Sabit Rrustemi

(Sipas mixhës Adem Ajvazi nga Selishta)

Qillon me nji odë t’Kabashit, afër Vitisë, Idriz Seferi. Se, aj e hecke rregullisht parsimin e Karadakit, po edhe t’rrashit t’Moraves. Ka s’e njofke e kush s’e njofke Idriz Seferin. Kah u folke ship, zani ma i kish dalë. E, leje ma n’Kabash.

Gjinja, jo qi e nerojshin, po edhe e dojshin, edhe per trimninë e tij, për pleqninë, po ma s’shumti qi liftojke per me ba nji Shipni, kah folet ship.

Edhe aty n’atë Odë t’Kabashit, ishin mledhë paria e katunit per me shkymë ni fesatë. Ni zingin e kish rreh ni fukara vej pse ja kish gjetë hallin, edhe kurqysh nuk rake n’pajtesë, anise ai fukaraja, masi ju kish pikë n’t’lehtë katuni, ish ba ikjal me ja falë atë rrehë, po ky zingini, s’rake n’ujdi:

– Jo vallahi, pa e rreh edhe niherë, kurqysh nuk ja shtrijë dorën !

P’e ninë Idriz Seferi, edhe hiç s’po i vjen mirë. P’e dredhë kryet a, me folë niherë, s’po folë. “Nashta pop bje n’tehijat, e po mirren vesh” !
Po, jo…

E pa qi pa u perzi edhe ky aty, s’po nreqet puna. Edhe s’ke tu u perzi, po, mujshin me thanë masanej parsimi i Kabashit: “ke aty Idriz seferi” edhe hiç s’na nimoj”!

Dikur, kur e pa qi puna po jet keq, edhe ajo burrni e fukarasë po shkon huq, s’u durue:
– O ti shoq, a po ja shtrinë dorën e pajtimit qetij burrit, a shka po thue ?

U ni n’siklet pak aj zingini, se tybe nuk po m’kujtohet emni i tij.
– Aga Iidriz, hajt se e drejtojmë na kollaj ket punë. Mos ki dert…

Ama, Idriz Seferi nuk po do me lanë ket punë, kshtu …e, me dal ky edhe niherë me rreh fukaranë.

– Qyre bre shoq, se nuk po due me zgatë, se boll t’luti katuni, e s’kam shka t’luti edhe unë, po, a po ja shtrinë dorën k’tij burri, a pej nesrit s’ki punë me ta, po me mue!
– Po aga Iidriz …
– Ma agë se ky burrë qi ja la n’dorë katunit ket punë, kurkush s’asht k’tu, po qu e mos e korit ket katun, se unë pej nesrit n’likuren e k’tij burri jam, edhe nuk ta fali ma.

E pa aj zingini qi Idriz Seferi nuk asht kah ban lojna, edhe hec e bjer n’bela me ta.
– Ani, aga Idriz, ani… per hatrin tanë, po ja shtrijë dorën.

Leje ti hatrin tim, po ruje karshi k’tij katuni, f’tyren tane, i foli qysh folin vej burrat, Idriz Seferi.

U que zengini, e shkoi te aj fukaraja me u marrë n’Grykë.

Kur u kthyen apet n’odë, Idriz Seferi e murrë fjalën, edhe niherë:

– Ngoni burra, e drejta pa ni forcë përmbrapa, nuk dje n’ven….