E ëma e çoi në spital për dhimbje koke, fëmija vdes papritur
Sipas medieve helene, fëmija ishte zgjuar sot rreth orës 07:00 me dhimbje të forta koke.
Ndërsa pak më vonë e ëma vuri re se fëmija po nxirrte shkumë nga goja.
Për rrjedhojë ajo e çoi menjëherë në spital.
Por për fat të keq, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 5-vjeçari vdiq sot rreth orës 9:00 të mëngjesit.

