E fotografon fqinjin dhe familjen e tij sa herë dalin nga shtëpia

Një person në Mitrovicë është arrestuar për shkak se kishte fotografuar dhe incizuar fqinjin e tij sa herë që ai dhe familja e tij kishin dalë nga shtëpia.

Njoftimi i policisë:

FOTOGRAFIMI DHE INCIZIMET TJERA TË PAAUTORIZUARA & NGACMIM

Mitrovicë 17.10.2022 – 17:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tash e një kohë sa herë që ai del nga shtëpia e tij, fotografohet nga fqinji i tij i cili atë veprim e bën edhe ndaj gruas dhe fëmijëve të ankuesit. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili është sekuestruar një telefon celular dhe një bllok me shënime. Me udhëzim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. (foto ilustrim).