E frikëson të miturën me publikim të fotove intime
Një person në Gjilan është arrestuar për ‘degradim të integritetit seksual’ pasi ka frikësuar një të mitur me publikim të fotove intime.
Gjilan 10.11.2020 – NN. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti, pasi ka marrë fotot intime të viktimës f/k (e mitur), ka frikësuar viktimën se do t’ia publikojë fotot. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe si provë materiale është konfiskuar një telefon mobil, thuhet në njoftimin e policisë.

