E ftoi vetë burrin në banesë dhe e lajmëroi për shkelje të urdhrit mbrojtës
Një grua në Ferizaj është arrestuar për kallëzim të rremë pasi e ka njoftuar policinë për shkelje të urdhrit mbrojtës nga burri i saj, ndërsa ka rezultuar se ajo e kishte ftuar atë vetë.
Ferizaj 14.01.2022 – 15:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta kishte njoftuar policinë se burri i saj edhe pse kishte urdhër mbrojtës nga gjykata kishte shkuar në banesën e saj. Gjatë hetimit të rastit është kuptuar se e dyshuara vetë e kishte ftuar bashkëshortin e saj që të vinte në banesë.
Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

