LDK zgjodhi kryetarin e ri në Ferizaj
Në Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të degës në Ferizaj, me shumicë të votave për kryetar dege u zgjodh, Visar Azemi.
Në këtë Kuvend i pranishëm ishte edhe Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, z. Imri Ahmeti. Sekretari Ahmeti në fjalën e tij tha se LDK është shembulli më i mirë i demokracisë në vend; ndërsa falënderoi strukturat, aktivistët dhe veprimtarët e degës së LDK-së në Ferizaj për punën e palodhshme deri më tani.
Kryetari i sapozgjedhur, Visar Azemi, pasi që falënderoi delegatët për besimin e dhënë, theksoi se angazhimi dhe përkushtimi i tij do të jetë permanent. Ai përmendi që vetë zgjedhja e tij si kryetar i degës është dëshmi se LDK është e hapur për profesionistë e profesioniste të të gjitha niveleve.
Në këtë Kuvend, strukturave iu bë thirrje për mobilizim të vazhdueshëm në kuadër të ciklit të ri të takimeve nëpër gjithë Kosovën, njofton LDK.

