E FUNDIT nga Brukseli / Nuk përjashtohet mundësia që takimi të vazhdojë edhe nesër

Nuk përjashtohet mundësia që takimi në Bruksel të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.

Të paktën kështu ka raportuar nga Brukseli, korrespodentja e RTK-së, Gjeraqina Tuhina.

Tuhina ka shtuar se gjithçka do të varet nga rrjedha e bisedimeve prapa dyerve të mbyllura, por ka gjasa që i njëjti të vazhdojë edhe nesër.

“I bie se ka bazë për të besuar se i njëjti do të rezultojë me sukses, kjo është pritja e BE-së dhe amerikanëve që ata para ndërmjetësve të thonë se e pranojnë dhe do të diskutojnë mbi të.

Do të jetë një natë e gjatë dhe nëse ka vend dhe hapësirë nuk përjashtohet mundësia që këto të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme, varësisht prej atmosferës së takimit që mbahet brenda dyerve të mbyllura”, u shpreh ajo.