E FUNDIT/Policia konfirmon se janë mbyllur pikë kalimet në Jarinje dhe Bernjak
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak.
“Njoftohen të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.
Mediafokus.info para pak minutash raportoi se serbët kanë rikthyer barrikadat në Mitrovicës, duke u rikthyer kështu tensionet atje.
Aktualisht po dëgjohen sirena mobilizimi, ndërkaq Mediafokus.info ka siguruar video nga Mitrovica e Veriut, ku shihen dy autoambulanca teksa lëvizin me shpejtësi.
https://mediafokus.infoserbet-rikthejne-barrikadat-ne-mitrovicen-e-veriut-degjohen-sirena-dy-autoambulanca-levizin-me-shpejtesi/

