E FUNDIT: Rriten për 30 për qind pagat e punonjësve, përfiton një kategori në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë ditës ka vizituar puntorët e higjienës në Qendrën Klinike Universitre të Kosovës (QKUK), ku njoftoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave kanë rritur buxhetin në mënyrë që edhe pagat e tyre të rritën.

Punëtorëve të QKUK-së i është rritur paga 30% më shumë se aktualja.

“Punëtorët që kujdesen për higjenën në QKUK janë në frontin e parë të përpjekjes për ta transformuar nivelin e higjenës në klinika. QKUK ka aktualisht 319 punëtorë që kujsesen për mirëmbajtjen e higjienës brenda QKUK-së”, ka shkruar Vitia.

Tutje, Vitia njofton se së bashku me drejotorin e SHSKUK-së, Elvir Azizin, diskutuan për punët që i presin dhe investimet e mbështetjen që do të japin.