E fut demin në Kosovë pa letra
Një shtetas i Shqipërisë është ndaluar në Kaçanik nga policia e Kosovës, pasi në automjetin e tij transportues kishte një dem pa numër martikulues dhe pa asnjë dokument përcjellës. Rasti është cilësuar ‘kontrabandë me kafshë’.
Kaçanik 17.01.2021-16:05. Raportohet se njësiti policor ka ndaluar një automjet transportues që drejtohej nga i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë, ku gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte një dem (kafshë) pa numër martikulues dhe asnjë dokument përcjellës. Kamioni dhe kafsha mbetet të dërgohen në terminal doganor. I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

