E gjen pa shenja jete fqinjin
Një person në Prelluzhë të Vushtrisë e ka gjetur pa shenja jete fqinjin e tij. Rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’.
Fshati Prelluzhë Vushtrri 18.11.2020. Dëshmitari m/k ka njoftuar se kishte gjetur pa shenja jete fqinjin e tij viktimën m/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe mjekësia ligjore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.

