E gjen vëllain e vdekur në bodrum
Një qytetar nga Klina ka raportuar në polici se e ka gjetur vëllain e tij të vdekur në bodrum.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
“Klinë 27.12.2021 – 15:34. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në bodrum, ka gjetur viktimën (vëllain e tij). Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Më vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML, për obduksion”, ka njoftuar policia. (foto arkiv)

