E gjen vëllain të varur në pyll

Një person në Gllogoc ka njoftuar policinë se dy kilometra larg shtëpisë e kishte gjetur vëllain e tij të varur në pyll. Rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’.

Gllogoc, 29.08.2021 – 06:59. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se rreth 2 kilometra nga shtëpia, në pyll e ka gjetur të varur  vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Ekipi mjekësor  e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, thuhet ne njoftimin e policise.