E godet këmbësorin dhe ikën nga vendi i ngjarjes
Një këmbësor në Ferizaj ka marrë lëndime të rënda trupore nga një automjet, i cili nuk është ndalur fare në vendin e ngjarjes.
Viktima është dërguar për trajtim në QKUK.
Fsh. Lloshkobare, Ferizaj 31.10.2021 – 21:54. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një veture NN, e cila ka goditur një këmbësor dhe pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes. Këmbësori mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.

