E habitshme: Kosova i ka lënë dyert e hapura për coronavirusin
Kosova është njëri nga dy vendet e vetme në botë që nuk është prekur ende nga virusi kinez.
Por, çuditërisht Kosova i ka lënë dyert e hapura në të gjitha anët për të hyrë virusi.
Një studente e Mjekësisë nga Gjilani, e cila sot u kthye nga Tetova, shprehet e habitur se si shteti nuk po praktikonte asnjë masë parandaluese në kufi, duke e ditur se Maqedonia e Veriut është vend tashmë i prekur nga coronavirusi.
Studentja Rinë Krasniqi ka thënë se nga 50 udhëtarë sa ishin në autobusin e linjës Tetovë – Ferizaj, shumica prej tyre studentë të mjekësisë, vetëm ajo dhe një shoqe e saj kishin vendosur masa mbrojtëse kundër virusit COVID-19.
“Të tjerët po qeshnin me neve”, thotë ajo për mediafokus.info
Krasniqi nuk ndjehet e befasuar vetëm nga udhëtarët, që e injorojnë një rrezik aq serioz si coronavirusi, por edhe me shtetin që nuk ka reaguar ende me masa mbrojtëse në kufi.
“Sikur të mos mjaftonte “mosbindja” e shqiptarit ndaj çfarëdo virusi, duket se për këtë nuk i bëhet vonë as shtetit. Pikën kufitare në Jazhincë e kaluam pa asnjë lloj kontrolli. Madje, polici shqiptar, për dallim prej atij maqedonas, nuk kishte as maskë e as dorëza”.
Sa për dijeni, shton kjo studente, në Maqedoni tashmë janë konfirmuar 7 raste me coronavirus.
Kosova nuk po reagon në mënyrë preventive kundër koronavirusit.
Dje ishte paralajmëruar vendimi për mbylljen e shkollave në Kosovë, deri më një prill, si masë preventive ndaj koronavisruit, por çuditërisht, autoritetet vendosën të vazhdojë mësimi.
A do të jetë në gjendje Kosova të menaxhojë një epidemi të tillë, nëse shpërthen në përmasa më të gjera, mbetet të shihet, por kapacitetet profesionale dhe teknike spitalore, nuk duken premtuese.
Të paktën, kështu e kanë përshkruar gjendjen në Klinikën Infektive, ata që janë ndaluar për verifikim.
Si duket, Kosova ka vendosur ta sfidojë virusin kinez, i cili ka arritur në fqinjësi dhe po sillet vërdallë nesh./mediafokus.info

