E hëna shpallet ditë zie në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në nderim të qytetarëve të Kosovës, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksident trafiku në Kroaci.
Nga presidenca, përmes një njoftimi për media, kanë thënë se për shkak të kësaj ngjarje tragjike, Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë.
Në aksidentin e autobusit në Kroaci, kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa 45 janë lënduar.
Autobusi me targa 07 ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë, për të sjellë mërgimtarët në vendlindje.
Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit. Shoferi i cili ishte duke e drejtuar autobusin në momen tin tragjik e ka pranuar para autoriteteve kroate se e kishte zene gjumi. Shoferi tjetër, që ishte duike pushjuar, vdiç bashkë me 9 udhëtarë tjerë.

