E hoqi shaminë pas 14 vitesh: Nuk e ndjeja më si mbulesë, më ishte shkëputur lidhja shpirtërore me të
Një e ftuar në ATV ka treguar se e ka mbajtur shaminë për 14 vjet dhe më pas ka vendosur që ta heqë atë.
Ajo ka thënë se nuk kishte lidhje shpirtërore me shaminë.
“E kam pasur mbulesën për 14 vjet dhe para rreth 2 vitesh kam vendosur që ta heqë. Erdhi një moment që nuk e ndieja si mbulesë, thjesht si mbulesë floku. Më ishte shkëputur ndoshta ajo lidhja shpirtërore në atë kohë dhe e mora atë vendim. Gjatë kohës që kam qenë me shami kam pasur arritjet më të mëdha në autosport dhe aty nuk është që kam pasë paragjykime si një gru me mbulesë por për t’u punësuar ka qenë tmerrësisht e vështirë. Nuk e kam heqë shaminë për t’u punësuar, arritjet më të mëdha i kam pasë me shami dhe prapë luftoj për të drejtat e grave me shami. Ajo vazhdon me qenë pjesë e shpirtit por nuk e shoh si pjesë të veshjes time”, tha ajo.

