E kërcënon me sakicë automobilistin

Një person në Obiliq është arrestuar për kanosjen me sëpatë të një automobilisti.

Njoftimi i policisë:

Fsh. Dardhishtë, Obiliq 19.03.2022 – 00:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa  ka qenë në rrugë me veturë, është kanosur me sëpatë nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtjen. Rasti procedohet në  procedurë hetimore.