E konfirmon policia: Pesë persona janë lënduar nga aksidenti në Llabjan

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Mediafokus.info se pesë persona janë lënduar nga aksidenti në fshatin Llabjan, ku janë përfshirë dy vetura.

Sipas tij, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

“…Njësitet e trafikut rajonal kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para dyshohet se si pasoj e aksidentit pesë persona janë lënduar, sipas raportit të mjekut kujdestar që ka asistu në vendin e ngjarjes të lënduarit janë jasht rrezikut për jetë”, ka thënë Hashani për Mediafokus.info.

Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal, janë duke i udhëheq hetimet.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të fshatit Llabjan, në magjistralen Gjilan-Prishtinë. /Mediafokus.info/