E konfirmon policia: Vrasje e katërfishtë, kryefamiljari vrau anëtarët e familjes dhe veten
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani, ka konfirmuar për Mediafokus.info se bëhet fjalë për një vrasje të katërfishtë, e cila ka ndodhur në Pozharan të Vitisë.
Hashani ka thënë se dyshohet që kryefamiljari ka vrarë dy djemtë e tij dhe bashkëshorten dhe më pas ka kryer vetevrasje.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, por ai nuk është prononcuar ende në lidhje me rastin, ku mbetën të vrarë trë persona të nje familje dhe një i vetëvrarë./Mediafokus.info/

