E la veturën me la, i merret një stoli ari
Policia ka hapur hetim për një rast ‘shpërdorim i pasurisë së huaj’ në Prizren, pasi dyshohet se nga vetura e ankuesit, derisa ishte në autolarje, është marrë një stoli ari.
Prizren 04.12.2022 – 11:00. Në lidhje me rastin më 08.12.2022 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se njëri nga ta kishte marr një stoli ari nga vetura e ankuesit mashkull kosovar, të cilën veturë ankuesi e kishte lënë në autolarje për pastrim. Më pas i dyshuari stolin e arit e kishte shitur tek i dyshuari i dytë. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, gjersa i dyshuari i dytë është liruar, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)


 
 
						 
						