E lëndon biçiklistin me veturë dhe ikën nga vendi i ngjarjes
Një person në Velekincë të Gjilanit është goditur nga një veturë, derisa ishte duke lëvizur me biçikletë. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
Fsh. Veleknicë, Gjilan, 20.10.2021-18:30. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke lëvizur me biçikletë është goditur nga një automjet NN i cili nuk është ndalur në vendin e ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, thuhet në njoftimin e policisë.

