“E martoi me forcë dhe na e solli të vdekur” – reagimi i hallës së 18-vjeçares që vdiq në Ferizaj

Halla e 18-vjeçares M.O. që vdiq në Ferizaj, e që dyshohet se u keqtrajtua nga dy persona, ka reaguar pas rastit tragjik.

Në profilin e saj në Facebook, në replikë të një komenti, halla e vajzës së ndjerë ka shkruar se “vajza u martua me forcë dhe iu kthye familjes e vdekur”.

Lidhur me rastin, policia ka bërë të ditur se tashmë është arrestuar një person, ndërsa i dyshuari kryesor, Dardan Krivaqa, ndodhet ende në arrati.