E mashtronte viktimën dhe i merrte para në emër të trajtimit mjekësor
Një i dyshuar në Ferizaj është arrestuar për ‘mashtrim’ pasi në vazhdimësi i ka marrë para viktimës në emër të trajtimit mjekësor.
Fsh. Sazli, Ferizaj 22.04.2021 – 11:58. Me 27.04.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi duke e mashtruar viktimën në emër të shërimit-trajtimit mjekësor, i ka marr viktimës një shumë parash. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë, por nuk bëhet me dije profesioni i të arrestuarit.

