E mbush BMW-në karburant dhe ikën pa paguar

Njëmend karburantet janë shtrenjtuar, ama kur mbanë BMW duhet edhe të jesh zotëri, sepse askush me zor nuk ta ka dhënë një makinë aq luksoze.

Një person në Tetovë ka ikur nga pompa e benzinës pa paguar karburantin me të cilin ishte furnizuar.

“Dje në orën 07:15, 29-vjeçari C.R. nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar se një person me Veturë “BMW” me targa të Tetovës rreth orës 02:30, i cili është furnizuar me karburant në pikën e karburantit ku ishte i punësuar, nuk kishte paguar faturën dhe është larguar menjëherë nga vendi.