E mbushin veturën me naftë dhe largohen pa paguar
Tre persona në Skenderaj janë arrestuar për vjedhje të shërbimeve pasi në një pikë karburantesh janë furnizuar me derivate dhe janë larguar pa e kryer pagesën.
Fsh. Ternavc, Skenderaj 11.10.2022 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve, tre persona të panjohur janë furnizuar me derivate me veturë e tyre dhe janë larguar në drejtim të panjohur pa paguar. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)

