E mitura bie në basen dhe mbytet

Një vajzë e mitur, nga pakujdesia ka rënë në bazen dhe është mbytur. Rasti po hetohet nga policia.

Fsh. Likoshan, Gllogoc 07.07.2022 – 17:00.  Është raportuar se viktima femër kosovare (e mitur) në oborrin e tij nga pakujdesia ka rënë në bazen dhe ka ndërruar jetë. Nga familjarët e njëjta është dërguar në QKMF –Drenas ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)