E mitura e qëllon aksidentalisht me pushkë ajrore një grua në Prishtinë
Pakujdesia e së miturës e dërgoi në QKUK një grua.
Paraditen e djeshme, rreth orës 11:00, në Prishtinë, një e mitur ka qëlluar aksidentalisht me pushkë ajrore një grua.
Për shkak të plagëve që ka marrë nga pushka, ajo është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, njofton policia.
Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar dy pushkë ajrore.
Pronari i armëve është intervistuardhe rasti po vazhdon në procedurë të rregullt si vepër ‘armëmbajtje pa leje’

