E mitura gjen një kuletë me para në Gjilan, ia jep babait për ta dorëzuar në polici
Një e mitur në Gjilan ka bërë një gjest shembullor, duke dorëzuar paratë e gjetura. Në stacionin policor në Gjilan, qytetari A. N. me banim në Gjilan, ka dorëzuar një shumë të parave të gjetura, pronë e qytetarit N. S. i cili këtë shumë të parave e kishte humbur të premten.
Paratë i kishte gjetur vajza e A.N., (e mitur) dhe pas verifikimit në prani të policisë, i janë kthyer pronarit që i kishte humbur.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë, stacioni policor në Gjilan ka falënderuar vajzën e mitur dhe babain e saj për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur”, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

