E mitura largohet nga shtëpia, dyshohet për një lidhje dashurie në Mal të Zi

Një e mitur është larguar nga shtëpia e saj dhe dyshohet të ketë shkuar në Mal të Zi për një lidhje dashurie. Rasti është cilësuar ‘marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës’.

Fushë Kosovë 21.12.2020, 08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare motra e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe i njëjti dyshon se viktima ka shkuar në Mal te Zi me një person që kishte krijuar lidhje dashurie. Me vendim të prokurorit rasti cilësohet si më lartë dhe vazhdon të hetohet, thuhet në raportin e policisë.