E mitura rrëmbehet me forcë dhe pastaj lihet në rrugë

Një vajzë e mitur është marrë me forcë në veturë nga dy të dyshuar, të cilët më pas e kanë lënë në rrugë.

Rasti është hapur për hetim nga policia si rrëmbim.

Gllogoc, 21.03.2022-20:20. Raportohet se dy të dyshuar të panjohur, me forcë kanë futur në veturë viktimën femër kosovare të moshës së mitur dhe më pas e kanë liruar duke shtyrë nga vetura dhe duke e lënë në rrugë. Viktima nga disa kalimtarë të rastit është dërguar në stacion policor dhe më pas e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)