E mitura shtrohet për lindje jashtëmartesore në QKUK

Një e mitur është pranuar në gjinekologji për lindje. Policia ka intervistuar të dyshuarin dhe babain e viktimës, meqë bëhet fjalë për bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçe.

Fushë Kosovë 12.2020 – NN.  Nga reparti i gjinekologjisë është raportuar se një vajzë e mitur kosovare, shtatzënë është pranuar në maternitet për të kryer lindjen. Janë intervistuar dy të dyshuarit  meshkuj kosovarë (personi me të cilin ka bashkëjetuar dhe babai i viktimës) dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.