E pabesueshme çfarë prognoze jep Bahtiri për Vetëvendosjen më 14 shkurt

Agim Bahtiri, kryetar i Komunës së Mitrovicës, njëherësh edhe anëtar i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, ka ripërsëritur qëndrimin se partia e tij do t’i marrë mbi 65% të votave në komunën ku qeveris ai.

Bahtiri këto komente i bëri përgjatë takimit të mbajtur në strukturat e VV-së në Mitrovicë, teksa i bëri publike në Facebook.

Postimi i tij:

Së bashku me kryetarin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë dhe nënkryetarin e komunës, Faruk Mujka, sot mbajtëm një takim mobilizues me aktivistët dhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, për t’u bërë gati sa më fuqishëm për zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilat do të jenë referendum për Kosovën, që do të rezultoj me Albin Kurtin Kryeministër me më së shumti vota që ka marrë një politikan në Kosovën e paluftës.

Nga anëtarët dhe aktivistët kërkova që të angazhohen maksimalisht në rritjen e votës për Lëvizjen Vetëvendosje në Mitrovicë, ku besoj se do të fitojmë me mbi 65%.

Po ashtu kërkova që të mbështeten edhe kandidatët për deputet nga Mitrovica, Armend Muja, Arjeta Fejza dhe Faton Peci, të cilët do të jenë zëri i qytetit tonë në Kuvendin e Kosovës.

Me 14 shkurt populli do t’i jep përkrahje masovike Albin Kurtit, i cili kësaj radhe nuk do të ketë nevojë për koalicion me ata që e tradhëtuan e as me ata që keqqeverisën prej pasluftës, pasi që fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në nivel vendi do të jetë mbi 50%.
AB