E pabesueshme, por qenka e vërtetë!
Riad Rashiti
Kosova, me mbi 10 miliardë tonë rezerva thëngjilli, gjatë vitit 2024 ka importuar 6 milionë euro thëngjill nga Serbia.
Pse?
Sepse Qeveria e Albin Kurtit ka mbyllur të gjitha kapacitetet përpunuese të thëngjillit në vend, pa asnjë plan alternativ.
Ndërsa bizneset tona vendore janë detyruar të blejnë thëngjill të shtrenjtë nga Serbia duke rritur koston e prodhimit dhe çmimet për qytetarët.
Në emër të “kujdesit për mjedisin”, është krijuar një varësi energjetike që po rrënon ekonominë dhe fuqinë prodhuese të Kosovës.
Kjo nuk është politikë, por është sabotim ekonomik i krimit të organizuar nga një qeveri që po bashkëpunon më shumë me importuesit sesa me prodhuesit vendorë.
Gjendja aktuale në Kosovë është kjo: bizneset po mbyllen, çmimet po rriten, qytetarët po e paguajnë faturën e mafisë energjetike që vepron në dritën e diellit.
Kosova meriton institucione të reja dhe udhëheqës që mbrojnë interesin kombëtar dhe ekonomik – JO QEVERI QË U SHËRBEN MONOPOLEVE!

