E paparë ndonjëherë: Dhentë futen në komunë dhe sulmojnë zyrtarët (VIDEO)
Dhentë futen në Komunë dhe sulmojnë zyrtarët. E lexuat mjaft mirë! Edhe të tilla gjëra, të padëgjuara më parë, ndodhin në ditët e sotme.
Ngjarja aspak e zakontë ka ndodhur në hyrje të ndërtesës së bashkisë, në qytetin e Nevsehir, Turqi.
Një tufë delesh shkaktoi kaos, teksa ndiqnin nga pas zyrtarët e punonjësit e këtij institucioni, pasi arratisjes nga një fermë.
Pamjet e kamerave të sigurisë, të shpërndara në mediat sociale, tregojnë dhentë, dhitë dhe qengjat që ‘bastisin’ Bashkinë.

