Një juri në Gjykatën e Qarkut Wayne ka dhënë një dënim prej 75 milionë dollarë, për Nick Remington të riun që i dha një medikament dhe e çoi në helmim studentin shqiptaro-amerikan, Denis Preka, raporton TCH.

Mbrëmjen e 18 marsit 2019, Preka, shkoi në shtëpinë e atij që e konsideronte si shokun e vet të ngushtë, Paul Wiedmaier, por nuk doli më gjallë prej aty.

Majlinda ka treguar për ngjarjen e rëndë të humbjes së të birit dhe gjithë procesin e gjatë gjyqësor për të vënë drejtësinë në vend.

Ajo tregon se Denisi kishte shkuar te shoku i tij i ngushtë për të studiuar pasi të nesërmen kishte provim, por një shok i ka dhënë atij një medikament që i mori jetën.

Ajo që e bën më tronditëse këtë ngjarje, është se shokët nuk telefonuan ambulancën kur ai u bë keq, por u tallën me të dhe tentuan më pas të fshihnin ngjarjen e rëndë.

“Atë ditë të premte fjeti në shtëpi dhe donte të na conte në airport. I fërkova shpinën e putha dhe i thash shihemi për ditëlindje, s’ke nevojë me na cu se ikim vetë. Fola gjithë fundjavën, të hënën tha jam tu ik te Paul. Ai ishte jo vetëm mik i Denisit, por e konsideroja djalë të dytë, shpenzonte kohë te ne. Në darkë më bëri përshtypje, nuk më tha ‘bye’, por më tha ‘I love you mom’. Ndjeva në gjë në atë moment, e parandjeva dhe në atë moment tha diçka tjetër. Thash shko flej, donte të ishte i pari i klasës. Po studioj gjysmën e natës tha dhe në mëngjes do çohem për provim. Prap më tha ‘I love you mom’. Këto ishin fjalët e fundit të tij. Të shikosh tre djemtë që më kishin mbyt djalin, ishte e vështirë. Jetoj në një shtet ku ka ligj të fortë dhe duhet të fitoja me faktet.” TCH