E përmendi hoxhën teksa diskutonte me Eglin, Kalaja reagon pas deklaratës së Gjestit

Njëri ndër banorët më të komentuar të sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania, Gjesti, hapë pothuajse çdo herë tema të reja.

Edhe kësaj radhe, teksa fliste me Eglin, ai ka folur pak rreth fesë, duke e përmendur si favorit hoxhën e njohur, Ahmed Kalaj.

Gjesti dëgjohet duke i thënë Eglit se e dëgjon shpesh, dhe se i njëjti i pëlqen.

E, rreth kësaj deklarate ka reaguar vetë Kalaja, duke shpehur gëzimin e tij për ndikim te të tjerët.

“Zoti na përdortë për të mirë”, ka shkruar Kalaja.