E përplasi me makinë në vizat e bardha, humb jetën 36-vjeçarja

Një 36-vjeçare, që u përplas teksa ecte në vijat e bardha në kryeqytet, ka ndërruar jetë. Aksidenti ka ndodhur më 14 janar, në lagjen “Ali Demi”, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, por gruaja e ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, raporton a2cnn.

36-vjeçarja u përplas nga një 22-vjeçar, i cili u arrestua një ditë më pas.

Policia njofton se gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte i riu nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.