E plaçkit dhe e përdhunon në banesën e saj 53-vjeçaren

Një grua e moshës 53-vjeçe ka përjetuar momente tmerri nga një djalë i ri, i cili është futur në banesë dhe përveç se i ka vjedhur një shumë parash, edhe e ka përdhunuar.

Policia bën me dije se ka arrestuar një 28-vjeçar me inicialet K.K.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.18 Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 53 vjeçe, banuese në lagjen Nr.9, Durrës, të cilës i ka thyer derën e banesës dhe i ka vjedhur gjithashtu edhe një shumë parash.