E qëlloi dy herë me pistoletë në pishinë, 1 muaj paraburgim për të pandehurin
E qëlloi dy herë me pistoletë në pishinë, gjykata cakton 1 muaj paraburgim për të pandehurin.
Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, ndaj të pandehurit me iniciale SH.A. nga fshati Mushtisht, Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë.
“Ekziston arsye ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1. dhe 1.2 pika 1.2.3 të KPPK-së, nga se i pandehurit me iniciale SH.A. në fshatin Mushtisht, Komuna e Suharekës saktësisht në ambientin e pishinës “Freskia” pronë e të dëmtuarit me iniciale Z.SH., me dashje e vë në rrezik jetën e tij, në atë mënyrë që me qëllim të privimit nga jeta e të dëmtuarit, me një pistoletë në dorë të kalibrit 9 mm, shkrep dy herë në drejtim të tij të cilin arrin ta plagosë në këmbë, ku më pas i afrohet dhe sërish e godet me një shpuzore në kokë, dëshmitarët arrin t’ia marrin armën nga dora”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 19.10.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 19.11.2020./Mediafokus.info/

