E qëllon motrën me pushkë dhe largohet në pyll

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite, kur vëllai ka plagosur me armë zjarri motrën dhe është larguar drejt pyllit për të ikur nga arrestimi. 

Mediat shqiptare raportojnë se Seit Danaj, 60 vjeç, ka qëlluar me çifte motrën e tij Bukuroshe Hoxha 66 vjeçe, duke e plagosur.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit.

E dëmtuara ka marrë plagë në këmbë dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, i cili mësohet se është larguar në pyll.

Njoftimi i plotë

Sot, rreth orës 16:25, në fshatin Bishan, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S. D., rreth 60 vjeç, ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij, shtetasen B. H., rreth 66 vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.