E rëndë: 37-vjeçari e vret me thikë bashkëjetuesen e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Skenderbej” të Elbasanit, ku një 37-vjeçar ka goditur me thikë bashkëjetuesen e tij, po ashtu 37-vjeçare.

Si pasojë e plagëve të marra nga thika, gruaja ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon aksioni për kapjen e autorit. (foto ilustrim)