E rëndë: 44-vjeçari vret aksidentalisht të fejuarën para fëmijëve
Një burrë ka qëlluar për vdekje aksidentalisht të fejuarën e tij, disa ditë para martesës së tyre, dhe tashmë po hetohet për vrasje.
I dyshuari 44-vjecar i njohur vetëm me emrin e parë Dmitry, ishte duke i demonstruar pushkën e re një mikut të tij, kur papritur qëlloi aksidentalisht të fejuarën 37 vjeçare Tatyana.
Fëmijët e të ndjerës Tatyana ishin në dhomën ngjitur dhe dëgjuan krismën, para se të vinin të alarmuar dhe të shihnin nënën e tyre të gjakosur për vdekje.
Mediat vendase thonin se çifti ishin në shtëpinë e tyre në Dnipro, në Ukrainën qendrore, kur erdhi për vizitë shoku i tij Oleksiy Kondratev.
Të tre ata kishin shkuar në dhomën e gjumit ku Dmitry nxorri pushkën e tij kalibër 12, HATSAN, dhe po ia tregonte mikut të tij.
“Dmitry po mbante pushkën në nivelin e barkut kur vuri re se arma ishte drejtuar nga Tatyana. Sapo ai tentoi ta lëvizte anash pushka qëlloi,” tha Kondratev për mediat.
Tatyana ishte mësuese noti dhe kishte dy fëmijë, dy djem, 13 e 11 vjeçar, të cilët vrapuan në dhomë kur dëgjuan krismën.

