E rëndë, digjet shqiptari te Ministria e Jashtme
Një person i pastrehë ka marrë flakë nga pakujdesia mbrëmjen e sotme te bulevardi “Zhan D’ark”, në Tiranë. Si pasojë e flakëve, personi i pa identifikuar ka ndërruar jetë.
Gazetari i Ora News, Besar Bajraktari bën me dije se dyshohet se personi ka qenë një i pastrehë.
Në ndihmë të tij ka ardhur policia dhe zjarrfikësit, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë atë.
Kanë qenë kalimtarët ata që kanë lajmëruar autoritetet lidhur me ngjarjen e rëndë.
Dyshohet se ndonjë cigare apo diçka e ndezur ka qenë shkaku i zjarrit.
“Me datë 12.11.2020, rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se nga pakujdesia, ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

