E rëndë, i mituri plagos me kallashnikov nënën e tij
Një 15 vjeçar ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Selishtë. 46 vjeçarja është dërguar menjëherë në spital ku edhe po merr ndihmën e duhur mjekësore.
I mituri është shoqëruar në komisariat, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov.
Njoftimi i plotë:
Plagosi aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij, Policia shoqëron në Komisariat të miturin, autori i dyshuar i ngjarjes.
Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.
Rreth orës 17:00, në fshatin Selishtë, Dibër një shtetas i mitur 15-vjeç, dyshohet se aksidentalisht në banesë ka plagosur me armë zjarri, nënën e tij shtetasen Sh.L., rreth 46 vjeçe e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin.
Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

