E rëndë: Ky është 30 vjeçari që u gjet i vdekur në qytetin e Vushtrrisë
Një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Vushtrrisë.
Rasti ka ndodhur në rrugën Nimon Ferizi, ndërsa është mësuar se viktima është i moshës 30 vjeçare.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.
“Sot, rreth 11:30, Policia në Vushtrri, ka pranuar informatën se në rrugën ” Nimon Ferizi” është gjetur pa shenja jete viktkma mashkull 30 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.mMe urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.” – ka thënë Zahiti.
30 vjeçari i cili u gjet i vdekur merret vesh se është Shaip Behrami.
Këtë e ka bërë të ditur Basri Islami, trajner i xhudos i cili ka publikuar një fotografi me të ndjerin dhe ka thënë se i ndjeri ia ka dërguar.
“Ah bre Shaip Behrami ma kpute zemrën. Po PSE ??? Këtë foto qe jemi dal bashk dje ma dergove dhe mi kishe shkru kto fjalë. Allahu të mëshiroft në këtë muaj të bekuar të ramazanit nxnanësi im. PSE MA BËRE KËTË ??? Ngushllime familjes Behrami e gjithë farfisit për këtë humbje të madhe. Gjithëmonë do të jesh në zemrën time Shaip. Me zemër të thyer do të përkujton qdo herë treneri Ytë.”, thuhet në këtë postim.

