E rëndë, pacienti hidhet nga kati i katërt i spitalit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në spitalin e Gramshit, ku një pacient 67-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i dhomës ku ishte shtruar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit. Gazetarja rapporton se Edisona Skënderi raporton se Hekuran Llapushi ka përfunduar në tarracën e katit të dytë.
Për pasojë ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe hemorragji ndërsa është nisur drejt spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë për jetën.
67-vjeçari ishte i shtruar ne repartin e patologjisë që prej katër ditësh. /abcnews.al

