E rëndë: Vdes në moshën 28-vjeçare infermierja shqiptare
Virusi COVID-19 i ka marrë jetën në moshë të re një infermierje nga Kërçova.
Viktima është Lindita Alimi, 28-vjeçe, e cila siç bëhet e ditur nuk ka arritur ta fitojë betejën me virusin vdekjeprurës.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.
“Ndërron jetë në moshë të re infermierja Lindita Alimi, 28 vjeçare nga Kërçova.
E prekur nga COVID-19 nuk mundi ta fitonte betejën me armikun vdekjeprurës.
Shoqata e Infermiereve te Shqipërisë i shpreh ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolegëve të Linditës”, thuhet në njoftim.

