E rrah burri, por gruaja refuzon të shkojë në strehimore, kthehet prapë tek ai
Një burrë është arrestuar në Gjakovë për ‘dhunë në familje’ pasi ka rrahur gruan, e cila megjithatë ka refuzuar të shkojë në strehimore dhe është rikthyer në shtëpinë e bashkëshortit, pas ndihmës mjekësore që ka pranuar.
Gjakovë 18.04.2021-23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësor si dhe strehimi, mirëpo e njëjta ka refuzuar strehimin dhe me dëshirën e saj është kthyer tek shtëpia e bashkëshortit. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

